Përplaset luftanija e ShBA-së në Japoni

Prishtinë | 17 Qer 2017 | 09:41 | Nga

Shtatë anëtarë të ekuipazhit të marinës së SHBA-së janë zhdukur pasi anija e tyre u përplas me një anije tregtare në brigjet e Japonisë.

Ndër të plagosurit është oficeri komandues i anijes luftarake “USS Fitzgerald”, i cili u dërgua në spital me helikopter. Ndërsa, sipas zyrtarëve amerikan ai është në gjendje të qëndrueshme.

Anijet u përplasen rreth 56 milje detare (104km) në jug-perëndim të Yokosukës.

Në imazhet ajrore shihen qartë dëmet e mëdha të anijës në anën e djathtë pas përplasjes rreth orës 02:30 lokale të shtunën.

Zona ku ndodhi përplasja është jashtëzakonisht e zënë me anije tregtare të cilat shkojnë në Tokio.

Megjithatë, USS Fitzgerald është një nga anijet luftarake më të përparuara në botë , me sisteme shumë të sofistikuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme