Përplaset me veturë në rrethoja të shtëpisë

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 15:17 | Nga

Policia e Kosovës njofton për një aksident me lëndime trupore në Komunën e Suharekës.

“Rreth orës 10:30 minuta, në rrugën “Agron Berisha” në Suharekë, një drejtuese e automjetit Landrover, përderisa po lëvizte me automjet, e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe kishte dalë në krahun tjetër të lëvizjes e më pas përplaset në rrethojat e një shtëpie e që në fund përfundon në oborr”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, drejtuesja e automjetit ka pësuar lëndime për të cilat është përkujdesur mjeku i Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Dëme materiale janë shkaktuar në automjet dhe në rrethojën e oborrit. Policia ka kryer procedurat hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme