Përplasi për vdekje gruan, arrestohet shoferi i autobusit

Prishtinë | 11 Sht 2016 | 10:54 | Nga

Policia e Librazhdit ka arrestuar shoferin e autobusit, që një ditë më parë përplasi për vdekje një grua. Në pranga ka përfunduar Rajmond Sojati, 40 vjeç, banues në Korçë.

Mëngjesin e së shtunës, një çift bashkëshortesh, që po udhëtonin me makinën e tyre menduan se arritën t’i shpëtojnë një aksidenti, pas daljes nga rruga të mjetit me të cilin udhëtonin në aksin Elbasan – Librazhd.

Aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”. A. Bajraktari me banim në Pogradec, duke drejtuar automjetin e tij doli nga rruga dhe pësoi disa dëmtime të lehta.

Ai ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten Miranda Bajraktari dhe të dy kanë zbritur për të kontrolluar makinën, nëse kishte pësuar dëmtime.

Por vetëm pas sekonda më pas, autobusi i drejtuar nga Rajmond Sojati ka përplasur për vdekje 38-vjecaren.

Të ngjashme