Banorët e Straçincës janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë debatit për guroret në Straçincë.
Banorët e Straçincës nuk duan që të ketë gurore në fshatin e tyre.
Banorët kategorikisht janë kundër ndërtimit të gurores në këtë fshat, thonë se kjo do të shkaktonte probleme për mjedisin ku jetojnë, transmeton telegrafi.
“S’më ka trazuar mua as bullgari e as gjermani, ti do ma marrësh fshatin”, tha njëri nga banorët.