Përplasje mes veturës dhe motoçikletës në Podujevë, një person i lënduar

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme