“Përputhen”, “Çka ka shpia” dhe “Big Brother” janë tri fjalët më të kërkuara nga kosovarët në Youtube gjatë vitit 2021.
Në mesin e dhjetë fjalëve për të cilat kosovarët kanë kërkuar më së shumti video në këtë platformë janë edhe “Më fal” [serial turk], “Big Brother Albania”, “Don Xhoni”, “Big Brother Vip”, “Muzikë”, “Big Brother Vip Albania” dhe “Hitet”.
Këto statistika janë publikuar në faqen e kompanisë Kerolli, e cila është e specializuar për marketing digjital, bazuar në raportin e “DIGITAL SHQIP 2022″.
Sikur në Kosovë edhe në Shqipëri fjala “Përputhen” është fjala më e kërkuar në Youtube.
Veçse vendin e dytë për kërshërinë e shqiptarëve e zë “Big Brother”, kurse fjala e tretë më e kërkuar në Youtube për Shqipëri është “Portokalli”.