Përse i duhet Rusisë ushtria serbe në Siri

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 17:16 | Nga

Është e qartë se Serbia edhe më tutje përpiqet të balancoj në mes të Rusisë dhe NATO’s, përkundër asaj që Moska po e forcon presionin, thonë bashkëbiseduesit serb për Radion Evropa e Lirë versioni në gjuhën serbe, në lidhje me paralajmërimin se deminuesit e ushtrisë serbe vitin e ardhshëm mund të gjenden në Siri krahë për krahë me kolegët rus.

Në intensifikimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Moskës vitet e fundit, blerjes së armatimit, themelimit të qendrës së përbashkët humanitare në Nish dhe dërgimit të ndihmës viktimave të luftës në Aleppo, operacioni i përbashkët i deminimit në Siri do të ishte hapi më i largët konkret në bashkëpunimin ushtarak ruso-serb.

“Konsideroj se në Ministrinë e Bbrojtjes dhe qeverinë e Serbisë e kanë vlerësuar situatën para se të pranojnë një aksion të tillë. Nese është ideja vetëm që të ndihmohet atëherë këtu nuk shoh ndonjë problem, por me kusht që kjo nuk do të thotë që do t’i vendosin njerëzit tanë në ndonjë situatë luftarake”, ka thënë Vladan Zivulovic, kryetar i lidhjes Atlantike të Serbisë.

Ai ka përmendur se Serbia deri tani gjithmonë i ka dërguar njësitet ushtarake nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.

Që ushtria serbe dëshiron të marrë pjesë në operacionet e largimit të minave në Siri, përfshirë Palmirën, në Moskë e ka bërë publike ministri serb i mbrojtes Zoran Djordjevic pas takimit me kolegun rus Sergei Shoigu, por pretendoi se kjo mund të ndodh në vitin 2018, sepse momentalisht ushtria serbe nuk ka përvojë dhe kapacitet për këtë.

Megjithatë, gjithë këtë duhet marrë me rezerva, konsideron ish diplomati Simeon Pobulic, dhe shton:

“Gjithçka që prolongohet për ndonjë datë të ardhshme nuk është e sigurt. Sepse, nuk dihet se çfarë do të ndodh gjatë kësaj kohe. Sidomos në terren siç është Siria. Më parë kisha thënë se ky paralajmërim politikisht i shkon në favor Rusisë, në kuptim se, ja Serbia neutrale ushtarakisht u lajmërua të ndihmojë. Ky lajm më tepër ka efekt propagandistik sesa të vërtetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme