Kush mund ta imagjinonte që e bukura Valbona Selimllari ka humbur një vit në shkollë për një arsye që ndoshta nuk ju shkon fare në mend. Në një intervistë sot për “Wake Up” në Top Channel, Bobi ka treguar se ka qenë shumë gjumashe kur ka qenë studente.
Në fakt edhe sot vazhdon të jetë e tillë, por kur ka impenjime të rëndësishme nuk e ka aq problem zgjimin e mëngjesit.
Gjithsesi, Valbona ka treguar për herë të parë se ka e kanë përjashtuar një vit në shkollë, për shkak të gjumit të mëngjesit. Anëtarja e jurisë së “Dance With Me”, është shprehur se ky është një gabim i madh, por që kjo gjë ka ndodhur.
“Më kanë përjashtur, kam një vit të humbur prej gjumit të mëngjesit. Është gabim i madh. Kijeni parasysh, gabim shumë i madh”,-është shprehur Bobi.