Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri e Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Medie serbe njoftojnë se ai asaj i ka thënë se dialogu Serbi –Kosovë nuk mund të vazhdojë derisa të mos hiqen taksat e vëna ndaj mallrave të Serbisë.
Ai ka shtuar se Platforma e Kosovës për vazhdimin e dialogut në fakt është platformë kundër dialogut.
Sipas tij, hapat Kosovës nuk janë vetëm pengesë për vazhdimin e dialogut, por janë edhe kërcënim për paqe e stabilitet në rajon.