Përsëritet historia, sikur me targat…

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 22:48 | Nga Afrim Kasolli

Përsëritet historia. Vetëm se herën e parë si komedi, kurse herën e dytë si tragjedi.

Ashtu sikur për targat, kur KM Kurti para mbështetësve të tij e bënte heroin duke refuzuar kërkesën e Sekretarit amerikan të shtetit, për shtyrjen e vendimit për to, kurse në prapaskenë e kërkonte nëpërmjet presidentës Osmani, ndihmën e ambasadorit të ShBA-ve për dalje nga situata, dhe në fund e dergonte zëvendësin e tij Besnik Bislimi, për ta pranuar te Borrelli dhe Lajçaku atë që e refuzonte të amerikanët.

Ngjashëm edhe tash, i shpërfill në mënyrë tejet arrogante kërkesat amerikane për deeskalim të situatës në pjesën veriore, kurse në anën tjetër e dërgon presidenten Osmani që të pajtohet me Vuçiqin te Borrelli për kushte edhe më të rënda, se sa ato të parashtruara nga ShBA-të.

Por kuptohet tani pasi i acaroi deri në ekstrem raportet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Të ngjashme