Përshpejtoni metabolizmin duke zëvendësuar orizin e bardhë me atë kafe

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 14:12 | Nga

Të ushqyerit më shumë me drithëra mund të përshpejtoj procesin e humbjes në peshë, kanë deklaruar disa shkencëtarë.

Thjeshte zëvendësimi i bukës e orizit të bardhe me atë ngjyrë kafe ndihmon në zhvillimin e metabolizmin më të shpejtë.

Ndryshimet e vogla ditore për të përfshire më shumë fibra në ushqimet tuaja ndihmon në humbjen e 100 kalorive në ditë.

Kjo është e përafërt me aq kalori sa do të humbisni përgjatë një ecje 30 minutëshe.
Studiues nga Tufts University në Massachusetts kanë marrë dy grupe të ndryshme njerëzish të cilët janë ushqyer me të njëjtat ushqime.

Dallimi i vetëm ishte në kokrrën se prej nga vinin ushqimet, dmth njeri grup ka përdorë ushqime të procesuara si orizi i bardhë, përderisa tjetri grup ka konsumuar orizin ngjyrë kafe.

Të gjeturat e këtij studimi kanë treguar që grupi i cili nuk i ka përdorur ushqimet e procesuara ka zhvilluar një metabolizëm më të shpejte kështu duke djegur më shumë kalori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme