Persona të maskuar ia grabisin të moshuarit 10 mijë €

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 11:15 | Nga

Një grabitje me armë është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Fierit, ku autorët kanë arritur marrin 10 mijë euro.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Zhupan në pronësi të 63- vjeçarit me inicialet A.L.

Persona të maskuar e nën kërcënimin e armës rreth orës 04:30 kanë marrë gjithashtu dhe përveç parave dhe një një armë gjahu.

Policia është vënë në kërkim të autorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme