Persona të maskuar sulmojnë ekipin e “Klan Kosovës”, lëndohet gazetarja dhe shoferi

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupç.

Si pasojë e kësaj janë lënduar gazetarja dhe shoferi.

Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani.

Personat që e kryen sulmin ishin të maskuar.

Të ngjashme