Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në Viti disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, ku dy predha kanë goditur murin e shtëpisë dhe një predhë ka depërtuar brenda shtëpisë dhe ka goditur dritën e dhomës”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe një fishekë.