Personat më të rrezikuar nga Coronavirusi, sipas Qeverisë britanike

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Qeveria britanike ka publikuar një listë të plotë të personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Më parë, këshilla e Qeverisë në Londër cilësonte të moshuarit si individët më në rrezik, por tashmë lista është shtuar.

Sipas saj, më të rrezikuarit janë personat e moshës 70 vjeçe ose më të vjetër (pavarësisht kushteve mjekësore). Nën dy janë personat me sëmundje kronike (afatgjate) të frymëmarrjes, të tilla si astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë ose bronkit.

E pas tyre radhiten personat me sëmundje kronike të zemrës dhe mandej ata me sëmundje kronike të veshkave. Si të pestët më të rrezikuar janë personat me sëmundje kronike të mëlçisë, siç është hepatiti.

Ndërkaq, pas tyre renditen personat me gjendje kronike neurologjike, të tilla si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e neuroneve motorike, skleroza e shumëfishtë (MS), paraliza cerebrale.

Më pas janë personat që vuajnë nga diabeti dhe ata që kanë probleme me shpretkën. Pastaj janë personat që kanë një sistem imunitar të dobësuar, si rezultat i sëmundjeve të mëparshme, si HIV dhe SIDA, ose ilaçe të tilla si tableta steroide ose kimioterapi. E të dhjetit më të rrezikuarit janë personat me mbipeshë dhe pastaj gratë shtatzëna.

Njerëzit në listën e mëposhtme rrezikojnë edhe më shumë dhe duhet të praktikojnë distancimin shoqëror menjëherë. E ata janë personat që vuajnë nga kanceri dhe që janë duke marrë kimioterapi aktive ose radioterapi.

Më pas janë personat me kancer të gjakut ose palcës kurrizore, siç është leukemia dhe pastaj personat që vuajnë nga fibroza cistike ose astma e rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme