Personat që hanë shpejt janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Prishtinë | 21 Kor 2024 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kur njerëzit hanë shpejt, ata nuk ngopen mirë dhe janë më të predispozuar të hanë më shumë.

Personat të cilët hanë ushqim shpejt janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë simptoma të cilat i rrisin rreziqet e sulmeve të zemrës sesa ata të cilët hanë më me kujdes.

Hulumtimet nga shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë ngadalë janë më pak të prirë të shtojnë peshë apo të zhvillojnë sindromën metabolike.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se vetëm 2.3 për qind e atyre që hanë ngadalë kanë zhvilluar sindromë metabolike, krahasuar me 6.5 për qind të atyre që hanë me shpejtësi mesatare dhe me 11.6 për qind të atyre që hanë shpejt.

Kjo do të thotë se ata të cilët hanë shpejt janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të cilat e rrisin rrezikun për sulm të zemrës, diabet, sulm të trurit, obezitet, shtypjes së lartë të gjakut, etj.

Nga ana tjetër, ngrënia shpejt mund të shkaktojë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur kështu rezistencën ndaj insulinës.

Ata gjithashtu janë trefish më të prirë të shtojnë peshë./ge

Të ngjashme