Personat që trajtohen për kancer, nuk duhet t’iu afrohen hudhrave

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Kremrat e lëkurës dhe ilaçet bimore mund të ndërhyjnë në trajtimet e kancerit të gjirit, kanë paralajmëruar mjekët.

Në një fazë të përparuar të kancerit të gjirit shpesh përhapen plagë në lëkurë. Kësisoj, shumë pacientë përpiqen t’i qetësojnë këto me kremra topikalë dhe trajtime bimore, transmeton lajmi.net.

Por studiuesit e Shkollës Mjekësore të Novas në Portugali thanë se këto vonojnë shërimin e plagëve dhe ndërhyjnë në terapi hormonale ose kimioterapi.

Trajtimet bimore, të tilla, si: shafrani i Indisë ose hudhrat mund të ndalojnë gjakun nga koagulimi, si dhe mund të përkeqësojnë shenjat.

Profesoreshë Maria Joao Cardoso, një kirurge e gjirit, i pranishëm në konferencën e Kancerit të Gjirit të Avancuar në Lisbonë, tha se trajtimet që përfshijnë hudhra dhe xhenxhefil janë ndër ato që mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Ndërsa ekziston një listë e gjatë e produkteve plotësuese që pacientët mund të provojnë, nuk ka asnjë provë që ato trajtojnë në mënyrë efektive lezionet e lëkurës, tha ajo. 

Të ngjashme