Personave që kanë pësuar dhunë seksuale gjatë luftës e në familje u krijohen lehtësira në punësim

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 11:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Shoqata “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, tha se Qeveria e ka gjetur një zgjidhje për të rehabilituar gratë që janë viktima të dhunës dhe është e domosdoshme të kyçen sektorin privat.

Igballe Rugova, nga Rrjeti i Grave të Kosovë, tha se kjo është një ditë e veçantë sepse të mbijetuarat e dhunës në familje kanë shansin të gjejnë një vend punë përmes rrjetit të shitjes me pakicë.

“Ato gra mezi presin për të pasur një mundësi punësimi. Falënderoj të gjithë në emër të grave”.

Yllka Metaj nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, tha se pavarësia ekonomike është mirëqenie për secilën femër.

Ajo është zootuar se do të vazhdojnë të jenë pjesë e projekteve të tilla, raporton EO.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, tha se në të ardhmen presin të bashkëpunojnë me të gjithë në këtë fushë.

“Kjo është pikënisje e mirë, por nuk duhet të jetë e vetmja”.

Të ngjashme