Personi që vdiq pasi ra në humnerë në Prevallë është një 24 vjeçar nga Kaçaniku

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e kësaj të shtune një person ka vdekur pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Klankosova.tv merr vesh se viktima ishte 24 vjeçar dhe ishte nga një fshat i komunës së Kaçanikut.

Policia e Prizrenit bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje tragjike teksa hetimet janë duke vazhduar, njofton Klankosova.tv.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Të ngjashme