Sot rreth orës tetë të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradën Komoran – Prishtinë.
Në aksident është përshifrë një veturë e cila nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga ka prishur rrethojën mbrojtëse dhe pastaj është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.
Vdekjen e një personi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK’së, Baki Kelani.
“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani, express.