Personi që vrau nënë e tij në Ferizaj, ishte i njohur për sjellje agresive

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Ferizajt ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ka ndodhur sot (e hëne) në këtë komunë, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij me thikë.

Policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura policore dhe  në konsultim me drejtorin pas një kohe të shkurtër ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje.

Ngjarja sipas dyshimeve ka ndodhur rreth orës 08:20 në mëngjes.

Zëdhësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agimi Gashi tha se për motivet e vrasjes është ende herët të flitet.

“Sot rreth orës 08:20 Policia është njoftuar për një vrasje, njësitet përkatëse kanë  shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e emergjencës. Gjatë ekzaminimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura policore dhe në dhe në konsultim me drejtorin pas një kohe të shkurtër ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet P.XH, 62 vjecar përndryshe është djali I viktimës. Pa intervistimit me urdhër të prokurorit personi I dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Për motivet e vrasjes është ende herët të flasim por vrasja është kryer me mjet të ftoftë me thikë. Gjatë hulumtimit i njëjti ka qenë i njohur për policinë dhe ka pasur disa raste të cila i kanë raportuar fqinjët e tij për sjellje agresive”, shtoi Agim Gashi.

Të ngjashme