Përurohet lapidari në nderim të Jakup Krasniqit në Negroc të Drenasit

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Negroc të Drenasit, vendlindjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është përuruar lapidari në nderim të tij, si dhe simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e organizuar në hyrje të fshatit, në prag të 28 Nëntorit, morën pjesë familjarë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë.

Në mesin e të pranishmëve ishin djali dhe vëllai i Krasniqit, si dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Pas përurimit të lapidarit, politikanë e familjarë bëjnë homazhe të dëshmorët e lirisë në Negroc

Të ngjashme