Në dhjetëvjetorin e ndarjes së çmimeve “Rexhai Surroi” është përuruar libri “Rrëfime për Kosovën”.
Libri vjen si seri e dokumentarëve të realizuar nga Fatmir Lama, të cilët u transmetuan në KTV.
Lama ka falënderuar drejtoreshën e grupit “Koha”, Flaka Surroin, për përkrahjen që ia ka dhënë për realizmin e këtij dokumentari.
“Flaka më ka thënë: ‘bëje dokumentarin pa censurë’. Ishte befasi për mua pasi para dy-tre ditësh kam marrë vesh që dokumentari është bërë edhe libër”, ka thënë Lama.