Promovohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, i autorit Islam Lauka

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 12:31 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë” i autorit Islam Lauka , i cili flet për problemet aktuale që ka Kosova, raporton Ekonomia Online.

Autori i librit, Islam Lauka, u shpreh falënderues për ata që morën pjesë dhe tha se e ka ndjerë si detyrë qytetare të shkruaj për aktualitetin në Kosovë.

“Një gjë më duhet të them, s’kam shkruar për probleme historike. Kam shkruar për probleme aktuale. E kam quajtur detyrë qytetare karshi Kosovës dhe karshi Shqipërisë sepse unë këtu kam shumë rezerva me qëllimin qytetarë”, u shpreh ai.

Historiani Frashër Demaj tha se në libër flitet për korrigjimin e kufijve ku autori jep edhe zgjidhje të problemeve që kanë kapluar Kosovën.

“Në këtë botim nxjerr autori hipoteza, por kryesorja është korrigjimi i kufirit që shpesh u quajt me term ndryshe e që ishte shkëmbim i territoreve. Shtrohen edhe teza të tjera, i trajton dhe ne fund përveç konstatimeve jep edhe ide për zgjidhje të problemeve”, tha Demaj, raporton EO.

Botues i librit, Nazmi Rrahmani, tha se autori  përmes këtij libri ka treguar se Kosova nuk duhet të merret me strategji dhe dialog.

“Librin të cilit po promovojmë sot ka një titull simbolikë. Sipas metodologjisë shqiptare çdo shtëpi e ka edhe gjarprin e vet që i bie se e ruan shtëpinë e vet, po domethënia e titullit të librit në këtë rast është se ai po e kërcënon atë që besohet se duhet të ruaj. Libri tregon se nga i vjen kërcënimi Kosovës, nga  bisedimet me Serbinë në çfarëdo mënyre për ndërrim të kufijve. Marrëveshja me Serbinë s’është jetike për Kosovën. Autori thotë se Kosova  duhet të krijoj strategji koherente dhe të mos merret me platforma e dialogje”, tha Rrahmani.

Të ngjashme