Përveç mishit të prishur, shëndeti i qytetarëve rrezikohet edhe nga një produkt tjetër

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 08:55 | Nga

Ishte fillimi i muajit mars të këtij kur shpërtheu skandali i mishit të prishur në Belgjikë, i cili ishte bartur edhe në Kosovë.

Menjëherë me të zbuluar Insajderi kishte shkruar në një artikull se në Kosovë ishte importuar mish nga firma “Veviba” dhe para se të asgjësoheshin 20 ton mish të kësaj kompanie belge nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në shtator të 2016-s.

Insajderi siguroi një dokument nga Dogana e Kosovës, i cili dëshmonte se firma “Veviba” kishte eksportuar mish në Kosovë dhe që zbuloi se kompania për importin e mishit “Euro IDA” nga Rahoveci, kishte pranuar mish nga “Veviba” në muajt maj dhe qershor të vitit 2016.

Bëhej fjalë për mbi 60 tonë mish gjedhi që “Euro IDA” kishte importuar nga firma “Veviba” në tri importe të realizuara ndaras me njëra-tjetrën.

Dëshmitë që tregojnë se kosovarët janë të rrezikuar nga mishi

Ndërsa tash shëndeti i qytetarëve të Kosovës po rrezikohet edhe nga një produkt tjetër, ai është “Vaji i Palmës”, i cili po importohet në Kosovë.

Për këtë ka reaguar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe ka kërkuar sqarime nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), rreth përqindjes së lejuar për përdorim të vajit të palmës.

Përdorimi i këtij vaji në produkte të qumështit përveç që është i dëmshëm për shëndetin, i krijon humbjen edhe për industrinë vendore të qumështit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se sasia e importit të vajit të palmës është duke u rritur vazhdimisht.

“Shqetësimi im është sepse vaji i palmës nuk përdoret në masa të caktuar, sipas praktikave të vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nëse përdoret mbi 20 për qind, atëherë ai është kancerogjen. Pas këtij raporti natyrisht kemi me marr masa edhe ndaj vajit të palmës”, ka thënë Bajrami në Rtv Dukagjini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme