Përzgjedhësi i Spanjës shpreson që të triumfojë në Evropian

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se synim për vitin e ardhshëm mbetet triumfi në Kampionatin Evropian 2021.

Luis Enrique me Spanjën pati paraqitje impresive kur e mposhti kampionen e Botës për vitin 2014, Gjermaninë me rezultatin 6:0. Me atë fitore, arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Tani do të ballafaqohet me Italinë në gjysmëfinale, kurse gjymsëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Belgjikës dhe Francës.

“Do të jetë shumë e vështirë të fitohet Evropiani sepse çdo lojë do të jetë e komplikuar. Do të luajmë në gara të mëdha dhe po mendojmë t’i harrojmë dy kampanjat e fundit të mëdha. Qëllimi jonë është të kërkojmë trofe, por duhet të jemi guximtarë dhe të kujdesshëm që nga fillimi”, ka thënë Enrique.

Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique do të luajë kundër Suedisë, Polonisë dhe Sllovakisë në Grupin E, për Kampionatin Evropian 2020, që është shtyrë për vitin tjetër.

Spanja është edhe kundërshtare e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, që nisin në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme