Pesë autobusë me protestues vijnë nga Mitrovica

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 09:33 | Nga

Derisa partia më e madhe opozitare Vetëvendosje ka thirr protestë, aktivistë e saj janë duke u mobilizuar me autobusë për të sjellë qytetarët në kryeqytet.

E njëri nga këto qytete është edhe Mitrovica, ku aktualisht janë pesë autobusë të parkuara përballë hotel Adriatikut, për të bartur aktivistë të kësaj partie në Prishtinë.

Protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të fillojë në orën 11:00, në sheshin Skënderbeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme