Pesë kamikaze i kanë vrarë 12 persona dhe plagosur 11 të tjerë në verilindje të shtetit nigerian, Borno, njofton policia.
Zëdhënësi i policisë në Borno, Victor Isuku, ka thënë se sulmet ndodhen dje rreth orës 20.30 në komunitetin Kofa, rreth 8 kilometra larg kryeqytetit shtetëror Maiduguri, transmeton Express.
Ndërkohë, më 7 qershor, grupi militant islamik Boko Haram vrau 14 persona me bomba dhe të shtëna në Maiduguri.