11 veta humbin jetën në Jemen pas një sulmi vetëvrasës

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 08:52 | Nga

Së paku 11 veta janë vrarë orët e hershme të ditës së sotme në Jemen.

Një makinë bombë vetëvrasëse ka sulmuar një pikë kontrolli të drejtuar nga forcat lokale dhe mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, thonë zyrtarët dhe banorët e zonës, shkruan Reuters.

Banorët kanë thënë se një sulmues ka hapur zjarr në pikën e kontrollit dhe më pas tjetri ka drejtuar veturën drejt saj. Ata madje kanë thënë se numri i të vdekurve është 12.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme