Policia shoqëron 12 persona në lidhje me trafikun e drogës

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar këtë të hënë në Sarandë ku dhjetëra forca të policisë, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre “Shqiponja” kanë “rrethuar” qytetin jugor të vendit.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi rezultatet e operacionit, por mësohet se janë vënë në pranga 2 persona si dhe janë shoqëruar 10 të tjerë. Mësohet se personat e ndaluar akuzohen për lidhje direkte me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme