Pesë ilaçe popullore që i përdorim, por nuk kanë farë dobie

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ilaçet popullore zakonisht përgatiten nga produkte ushqimore që i kemi në shtëpi dhe mbizotëron mendimi se “edhe nëse nuk bëjnë mirë, dëm nuk bëjnë assesi”. Por, ka disa ilaçe të tillë, që më mirë të mos i përdorim…

Pastë dhëmbësh për aknet

Pasta e dhëmbëve mund t’i përthajë puçrrat falë prezencës së sodës. Megjithatë ka shumë kimikate të shtuar (si alkooli, peroksidi i hidrogjenit dhe mentoli) në pastën e dhëmbëve, që mund të irritojnë lëkurën tuaj.

Pastrues lëkure nga arrat

Skrabi nga arrat për të larguar qelizat e lëkurës së vdekur nga trupi është një ide e keqe. Edhe pasi t’i shtypni arrat do të ketë shumë tehe të dhëmbëzuara, që përbëjnë rrezik për çarje të lëkurës.

Maska me të bardhën e vezës

Në kundërshtim me besimin e përgjithshëm maskat me të bardhën e vezës nuk i bën asnjë të mirë lëkurës. Përveç kësaj përmban rrezikun e infeksionit të salmonelës, i cili mund të shkaktojë diarre, ethe dhe shtrëngime barku.

Gjalpë për djegie

Mos përdorni kurrë gjalpë për të shëruar djegiet. Diçka e tillë mund t’iu vendosë përballë rrezikut për infeksion, pasi në gjalpë mund të rriten bakteret. Kur digjeni, hidhni shpejt ujë të ftohtë në vendin që digjeni, aplikoni krem me antibiotik dhe mbulojeni me të vendin ku jeni djegur.

Kos për infeksione mykotike

Një keqkuptim i zakonshëm është se kosi heq qafe infeksionet mykotike. Për fat të keq nuk ka të dhëna që të vërtetojnë diçka të tillë. Përdorimi i këtij produkti madje mund të çojë edhe në infeksione të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme