Pesë lojtarët e Man UTD që janë në anën e Mourinhos kundër Pogbas

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 10:24 | Nga

Skuadra e Mourinhos ka grumbulluar vetëm 10 pikë në gjashtë ndeshje, duke u pozicionuar kështu në vendin e shtatë të tabelës.

Gjithashtu skuadra është eleminuar nga Carabao Cup të martën mbrëma duke pësuar humbje surprizë nga Derby County.

Kulmi i së keqes u prek me konfliktin Pogba – Mourinho.

Por kush janë pesë lojtarët që i kanë dal krahë trajnerit?

Sipas “the Mirror” në “luftën civile” brenda United, siç i referohen ata, trajnerit i kanë dal krahë Ashley Young e Nemanja Matic.

Gjithashtu Antonio Valencia, Fellaini e Sanchez janë tre lojtarët e tjerë të cilët janë në përkrahje të trajnerit.

Bordi i United gjendet në pozitë të vështirë. Zgjedhja mes Mourinho – Pogba duhet të bëhet sa më shpejtë pasi “plagët” e skuadrës janë duke u shtuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme