Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze.
U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.
“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së testit.
Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit.
Këngëtarja ka treguar se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha që prej kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja.
Ajo është shprehur se e vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.
“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësve të saj.
Ndërkaq për të gjithë ata që vuajnë nga i njëjti problem pas infektimit, Eni ka ndarë në InstaStory “recetën sekrete” që e ka mësuar, me shpresë se do t’i rikthejë shijen.
Ajo ka lyer portokallin me sheqer të kaftë, ndërsa krahas fotos shkruan:
“S’e di a e kam bërë saktë këtë portokallin me sheqer të kaftë, por uroj që të më ndihmojë në kthimin e shijes.”