Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Podujevë-Merdare.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident juanë lënduar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo më tutje bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 15 prej tyre ishin me persona të lënduar.