Ekonomia Online
FUNDIT

Pesë persona lëndohen në një vetaksident në Zallq të Istogut

Pesë persona lëndohen në një vetaksident në Zallq të Istogut

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Zallq të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:20. “Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për […]

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Zallq të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:20.

“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog. Si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” tha Rugova.

Të ngjashme