Pesë të dyshuar shoqërohen në stacion policor pasi sulmuan fizikisht dy persona

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Pesë të dyshuar nga Podujeva dje janë shoqëruar në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme