Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dol të Gjakovës.

Të lënduarit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë, teksa në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

Rastin e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, shkruan Gazeta Sinjali.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhë në një kthesë të ashpër, ky dy vetura pasi nuk i kanë respektuar rregullat dhe e kanë godit veturën e tretë”, ka thënë Sahatqija.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme