Pesë “të vërteta” për marrëdhëniet në çift

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Shumë është shkruar për marrëdhëniet në çift, por ama shumë do të vazhdojë të shkruhet. Gjithmonë do të ketë gjëra të reja për t’u thënë, pasi çdo marrëdhënie është e ndryshme nga njëra-tjetra, por në thelb mbeten të njëjtat problematika.

Bright Side ka përmbledhur disa nga sterotipet rreth marrëdhënieve në çift që nuk duhet t’i besoni më:

Duhet të ketë pasion që në fillim

Jo të gjitha marrëdhëniet fillojnë me pasion që në fillim. Edhe pse mund të mendoni se pasioni duhet të fillim të lidhjes, për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë: duhet të keni besim tek njëri-tjetri dhe çfarë është më e rëndësishme: të qeshni së bashku.

Prindërit janë të lumtur kur kanë interesa të përbashkëta

Çdo njeri ka interesat dhe pasionet e tij. Mos mendoni se një njeri që adhuron të shkojë në opera nuk do të përshtatet me një njeri që pëlqen të shikojë sport. Në kohët që po jetojmë, interesat personale do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës në sytë e partnerit.

Çiftet e lumtura nuk zihen asnjëherë

Njerëzit që nuk zihen asnjëherë, zakonisht nuk duan t’ia dinë për njëri-tjetrin. Çiftet që kanë probleme të vazhdueshme janë gati për t’u ndarë. Nuk duhet të abuzoni as me zënkat, por edhe pa debate nuk mund të shkojë një lidhje. Çfarë është e rëndësishme në një debat: të nxirret një mësim dhe t’ju shërbejë që lidhja juaj të bëhet më e fortë.

Prindërit e lumtur i duan kushërinjtë e njëri-tjetrit

Mos prisni që partneri juaj të dojë familjen dhe miqtë tuaj. Ju gjithashtu nuk keni pse bëheni një fans i familjes së atij. Ju e keni zgjedhur njëri-tjetrin për këtë lidhje. Sigurisht, ju duhet të keni një marrëdhënie të mirë me njerëzit e tij, ose të saj, por kjo nuk do të thotë që raportet duhet të jenë të shkëlqyera.

Çiftet e lumtura janë gjithmonë bashkë

Nëse mendoni se çiftet e lumtura nuk ndahen asnjëherë, është një iluzion. Çdo njeri ka nevojë të qëndrojë vetëm ndonjëherë. Partneri ose partnerja juaj duhet ta kuptojë këtë gjë dhe duhet t’ju japë një hapësirë personale. Asnjëherë mos e fajësoni veten për këtë gjë. Ndonjëherë të qëndruarit vetëm ju bën mirë juve dhe partnerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme