Pesë ushtrime për vithe perfekte

Prishtinë | 24 Qer 2023 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Verës, mendja të shkon menjëherë tek plazhi dhe sigurisht tek prova e rrobave të banjës. “Si të dukem”? Po celuliti? Më duhet më tepër tonifikim?”

Jemi në kohë nëse nga sot nisim këtë regjim ushtrimesh, të krijuar nga trajnerët e yjeve të showbiz-it për vite perfekte.

Vithet lart

Ky ushtrim është i duhur për të liruar tendosjen e fundshpinës dhe njëkohësisht për të tonifikuar vithet. Një tapet palestre është mjeti i duhur për ta realizuar ushtrimin edhe në kushte shtëpie.

Vepro: Shtrihu me kurriz, mbështet krahët në tokë dhe përthyej gjunjët duke mbështetur këmbët në tokë. Ngri lart njërën këmbë, bashkë me vithet. Qëndro kështu duke numëruar deri në 12 dhe më pas ule këmbën, bashkë me vithet.

Përsërit këto ngritje për 60 sekonda duke shtrënguar vithet, por kujdes mos tendos shumë shpinën! Ndrysho këmbën dhe përsërit ushtrimin si me këmbën e parë.

Me majat e gishtave

Ky ushtrim është frymëzuar nga baleti klasik, ku përdorimi i majave të gishtave është thelbësor.

Vepro: Shtrihu në dysheme dhe mbështet krahët anash trupit. Ngriti lart shputat e këmbëve, duke përthyer gjunjët në 90 gradë. Lehtë dhe shpejt, prek me majat e gishtave të këmbës së djathtë dyshemenë, më pas me këmbën e majtë.

Alterno këmbët me këtë prekje majash për rreth një minutë. Nëse ndjen dhimbje shpine, mos i shtri menjëherë këmbët, por ngadalë.

Vetëm me një këmbë

Balancë dhe tonifikim! Ky është një ushtrim shumë funksional, por që do më pak koordinim nga ç’mendon.

Vepro: Qëndro me këmbë pak të hapura, duke mbajtur në duar pesha nga 2.30 kg në secilën. Përkul këmbën e majtë duke e ngritur gati 7 centimetra nga toka. Zgjat krahët në nivelin e gjoksit; pëllëmbët e duarve qëndrojnë poshtë.

Duke mbajtur krahët pa lëvizur, ngri të majtin në nivelin e kohës dhe numëro deri në 12, duke e përsëritur lëvizjen tri herë. Më pas ktheje krahun në nivelin e gjoksit. Vazhdo kështu, duke alternuar krahët, tetë herë të total, nga katër herë për çdo krah. Ndërro këmbën, duke e bërë ushtrimin tetë herë edhe me të djathtën.

Njësoj si në not

Vithet tonifikohen dhe veprimi të jep forcë, pasi këto lëvizje ngjajnë me ushtrimet e forcës.

Vepro: Qëndro me këmbët të larguara gjerësisht nga njëra-tjetra. Shtrihu me pjesën e parë të trupit. Ngri këmbën e majtë nga pas, duke zgjatur krahët në të gjithë gjatësinë e tyre.

Kthehu në pozicionin e fillimit, duke ndërruar këmbën. Vazhdo të alternosh këmbët për një minutë. Teksa realizon këtë ushtrim, mos harro që peshën ta lëshosh te këmbët. Kur të shtrish këmbën nga pas, mbaji vithet të fiksuara, pa i lëvizur në anë.

Me ndihmën e peshqirit

Ky ushtrim përqendrohet për muskujt e fshehur të vitheve, nëse nuk e kuptoni se për çfarë po flasim, atëherë regjimi me këtë ushtrim do t’i evidentojë ato.

Vepro: Qëndro me këmbët e mbledhura dhe më pas vendos këmbën e djathtë mbi një peshqir të mbledhur. Lëshoje peshën e trupit në këmbën tjetër, të majtën. Ndrysho pozicionin e peshqirit duke e lëvizur atë për te këmba tjetër, në këtë pozicion.

Kthehu në pozicionin fillestar duke ndryshuar këmbën për ushtrim. Mbaji krahët e përthyer dhe duart e mbledhura në nivelin e mjekrës. Realizoje ushtrimin për 30 sekonda. Këmba duhet të jetë e përkulur në fillim 45 gradë e më pas në 90.

TË FAMSHME PËR VITHET

Jennifer Lopez

Është pa frikë ndër yjet që fjalën “vithe” e ktheu në simbol. Aq shumë janë diskutuar asetet e pasme të Lopez, saqë ende sot nuk është e qartë nëse “i ka siguruar” apo jo ato.

Kim Kardashian

Joshëse apo të ekzagjeruara? Kjo do të jetë dilema e vazhdueshme që do të shoqërojë këdo në rruzullin tokësor, kur flitet për vithet e Kim-it.

 

Miranda Kerr

Modelet nuk kanë format joshëse e pak të mbushura të miss-eve, por Kerr-i konsiderohet si modelja me vithet më të bukura në llojin e saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme