Pesë vjedhje për 24 orë në Kosovë, vidhen para të gatshme, vetura e cigare

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë vjedhje në Policinë e Kosovës.

Një grabitje, tri vjedhje të rënda dhe një vjedhje tjetër në një market kanë ndodhur në këto 24 orë, ku raportohet se janë vjedhur para të gatshme, një veturë, e cila më pas është gjetur dhe në një qendër tregtare janë vjedhur sasi e konsiderueshme e cigareve.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 07.12.2020 – 09:04. Ankuesi mashkull  kosovar (punëtor sigurimi), ka informuar se deri sa ishte me viktimën femër kosovare (menaxhere e marketit) duke dorëzuar të hollat në bankës, rrugës,  dy persona të maskuar kanë grabitur çantën. Sipas viktimës dhe ankuesit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.

Fsh. Bërnicë e Ultë, Prishtinë07.12.2020 – 04:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se perona të pa njohur i kanë vjedhur një veturë dhe dy gjedhe. Vetura është gjetur e braktisur dhe nga njësiti policor është bërë ekzaminimi  ku është vërejtur se i është vjedhur vetëm kasetofoni.

Graqanicë 07.12.2020 – 16:30. Ankuesja femër  kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë hap me forcë veturës e saj dhe kanë vjedhur çantën e krahut dhe disa dokumente.

Fushë Kosovë 07.12.2020 – 11:55. Ankuesi mashkull  kosovar (sigurim i marketit), ka raportuar se një persona i pa njohur kishte kryer një vjedhje dhe pasi që ankuesi ka tentuar të ndaloj, i njëjti ka ekspozuar një pistoletë dhe më pas ka hedhur në tokë gjësendet e vjedhura jashtë marketit.

Rr. Adem Jashari, Hani Elezit 07.12.2020 – 05:20. Raportohet se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në objektin e një qendre tregtare dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve. 

Të ngjashme