Në lojërat europiane që pritet të mbahen në Minsk të Bjellorusisë, gjatë muajit qershor të këtij viti, do të marrin pjesë pesë xhudistë nga Kosova.
Emrat e sportistëve kosovarë që pritet të marrin pjesë në këtë garë janë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë që trajneri Driton Kuka e ka postuar në Facebook.