Pesha e depozitave në valutë gjatë korrikut në Shqipëri u rrit në 53,7 %

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Tiranë, 31 gusht – Pesha e depozitave në valutë në korrik të vitit 2019 zuri 53,7 % të totalit, kundrejt 52,6 % që ishte një vit më parë në këtë muaj.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat në valutë u rritën me 23.7 miliardë lekë në krahasim me vitin 2018.

Rritje më të lartë e patën depozitat e individëve në valutë pa afat.

Ekspertët e fushës shprehen se, kjo lidhet me ofertën e lartë për valutë në vend dhe faktin që diferenca e ulet e normave të interesit mes lekut dhe valutës, nuk i nxit depozituesit të konvertojnë kursimet në lekë.

Totali i depozitave në sistemin bankar shënoi një rritje vjetore me 2% në fund të muajit korrik 2019, krahasur me të njëjtën periudhë një vit më parë/ATSH.

Të ngjashme