Peshkatari turk Hasan Saglam i cili ishte në det kur ndodhi tërmeti prej 6.5 ballësh në Detin Egje, familja e të cilit mendonte se ai ka vdekur, nuk është kthyer në tokë me mendimin se “deti është më i sigurt”.
Hasan Saglam (59) i cili 30 vite merret me peshkatari në qarkun Bodrum të Muglas në Turqi, tregoi përjetimet e tij kur ndodhi tërmeti në Detin Egje.
“Familjarët e mi të cilët e dinin se unë kam dalë për peshkim kanë menduar se valët më kanë gëlltitur dhe se kam vdekur. Ata kanë lajmëruar Rojen Bregdetare të cilët më gjetën dhe më treguan se ka ndodhur një tërmet”, tha ai.
Hasan duke folur për përjetimet e tij tha se: “Familjarët e mi të cilët e dinin se unë kam dalë për peshkim kanë menduar se valët më kanë gëlltitur dhe se kam vdekur. Ata kanë lajmëruar Rojen Bregdetare, të cilët më gjetën dhe më treguan se ka ndodhur një tërmet. Dhe unë shkova diku ku mund të kontaktoja me familjen dhe i telefonova ata duke u thënë që të mos shqetësohen për mua. Atyre u thashë se ishte një tërmet i vogël”, tha ai, shkruan Anadolu Agency.
“Meqë mësova që askush nuk ka vdekur nga Roja Bregdetare dhe që shumica e tyre nuk janë plagosur, vendosa që në vend se të kthehem pranë familjes të vazhdojë me peshkim. Nuk m’u përshtat të kthehem në vend se të fitoj paratë e mia prej 300-400 lirash (73-97euro)”.
Duke vënë në dukje se ai ka ndjerë dridhjen në det por që nuk i ka kushtuar rëndësi, Saglam tha: “Na dridhi dhe shkoi, nuk më shkaktoi ndonjë dëm. Ajo çfarë ndodhi u ndodhi atyre që janë në tokë. Në mëngjes kam ngrënë në mes të detit dhe u nisa. Kur u ktheva me gëzimin e asaj që zura peshq pashë se porti ishte dëmtuar dhe anijet ishin në mes të detit. Atëherë e kuptova fuqinë e tërmetit”.