Çmimi Nobel për Letërsi që iu dha novelistit kontrovers, Peter Handke, ngjalli reagime të shumta në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë.
Kjo për shkak se Peter Handke nuk e kishte fshehur admirimin që ka për regjimin e presidentit serb, Sllobodan Millosheviqit, njofton Klan Kosova.
Madje Handke kishte marrë pjesë edhe në funeralin e Kasapit të Ballkanit, me ç’rast kishte mbajtur një fjalim ku kishte lartësuar Millosheviqin.
Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka gjetur se Peter Handkes i është ofruar pasaporta serbe, pikërisht në kohën kur në Kosovë po kryhej spastrim etnik nga regjimi serb.
“Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në anën e majtë të pasaportës, pak sipër fotografisë së Handkes, shkruan se kombësia e tij është Jugosllave”.