Peticion e protestë kundër rritjes së tarifës për sigurimin e automjeteve

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Rritja prej 26 për qind e tarifës për sigurimin e detyrueshëm për automjetet ka nxitur reagim nga qytetarëve. Kundër këtij vendimi të dielën ka nisur një peticion online.

Nënshkrimet që do të mblidhen deri më 24 nëntor do të dorëzohen në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në institucione të tjera relevante, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi të marrë më 1 nëntor nga BQK-ja, shkruan sot “Koha Ditore”. Përveç peticionit, të shtunën, më 23 nëntor, do të mbahet një protestë qytetare në kundërshtim të vendimit.

Vendimi i BQK-së për tarifat e reja ka hyrë në fuqi më 15 nëntor të këtij viti. Sipas këtij vendimi, çmimet për tarifat e automjeteve rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta.

Në tekstin e peticionit “ky bëhet me qëllim që të bëjë presion te BQK, dhe institucionet e tjera të përfshira, që ta anulojnë këtë vendim dhe çdo lloj vendimi tjetër që ka të bëjë me rritjen e tarifave të sigurimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme