Petkoviq: Në vend se të ndëshkohet, Kosova po shpërblehet

Prishtinë | 01 Pri 2024 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “Kosova para 4000 ditësh ka marrë përsipër formimin e Asociacionit, gjë që nuk e ka bërë deri më sot”.

Ai deklaroi kështu, duke shtuar se “në vend të futjes së sanksioneve është shpërblyer me hapjen e perspektivës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare”.

“Prishtina 4000 ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin dhe Beogradi mori garanci të forta ndërkombëtare se kjo do të bëhet. Ata të gjithë kanë gënjyer! Kurti vazhdimisht ua bën të ditur serbëve në Kosovë se “heqja e të drejtave të tyre është e përhershme”, dhe Beogradit se “nuk janë gati për normalizim”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Petkoviq po ashtu tha se Kosova nuk është ndëshkuar për “mos respektim të obligimeve ndërkombëtare”, por se është shpërblyer.

“Për sabotimin e procesit të normalizimit, Prishtina jo vetëm që nuk u sanksionua në mënyrë adekuate, por u shpërblye me hapjen e perspektivave për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare. Ne e kuptuam në mënyrë të përkryer politikën perëndimore të standardeve të dyfishta!”.

Të ngjashme