Pettigrew: Nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 16:02 | Nga

Nuk mundemi dhe nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën sepse duhet patjetër t’i mbështesim persona e mbijetuar të cilët nuk do të mund ta harrojnë atë, tha David Pettigrew.

David Pettigrew, profesor i filozofisë në universitetin amerikan Southern Connecticut, me rastin e shënimit të 11 korrikut, 22 vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, sot në Sarajevë deklaroi se nuk guxohet të harrohet Srebrenica fillimisht për shkak të aspekteve të së vërtetës që ende nuk janë të njohura apo të vlerësuar si dhe për shkak të të mbijetuarve të cilët nuk do të mund ta harrojnë atë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Teksa i afrohemi 11 korrikut, në fytyrën e mohimit dhe cenzurës si dhe frikësimit psikologjik të të mbijetuarve nuk mund dhe nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën për shkak të saj, për shkak të mohimit, për shkak të kujtimit të pamjaftueshëm. Gjenocidi në Srebrenicë është mohuar vazhdimisht nga ekzekutorët e saj dhe nga ana e Republikës Sërpska. Kohë më parë, Milorad Dodik, presidenti i këtij entiteti deklaroi se kurrë nuk do të lojohet përdorimi i teksteve shkollore të cilat shkruajnë për gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës”, tha Pettigrew në sesionin e sotëm të Asociacionit të intelektualëve të pavarur “Krug 99”.

Pettigrew kujton deklaratën e kryeshefit të Srebrenicës Mladen Grujiçiç se “e vërteta mbi Srebrenicën nuk është vërtetuar”, me ç’rast sipas fjalëve të Pettigrew, refuzon aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare lidhur me gjenocidin në Srebrenicë.

“Ai mendon se Radovan Karaxhiç është hero dhe flet në interes të secesionit të RS nga Bosnjë e Hercegovina. Forma tjetër e mohimit të gjenocidit në Republikën Sërpska është glorifikimi i autorëve”, ka thënë Pettigrew.

Sipas tij, gjenocidi në Srebrenicë nuk guxon të harrohet, sepse ekzistojnë shumë aspekte të së vërtetës të cilat ende nuk janë kuptuar plotësisht apo vlerësuar.
Profesori amerikan thotë se gjenocidi në Srebrenicë nuk mund të harrohet për shkak të të mbijetuarve.

“Nuk mund dhe nuk guxojmë ta harrojmë Srebrenicën, sepse duhet patjetër t’i mbështesim personat e mbijetuar të cilët nuk do të jenë në gjendje ta harrojnë atë. Kujtimi i të mbijetuarve është i tillë që mund të lihet mënjanë, kur dikush e dëshiron atë. Nëse kjo ndodh, kujtesa përgjithmonë do t’i mbajë ato”, tha Pettigrew.

Ai shtoi se të mbijetuarit duhet patjetër të mbrohen nga maltretimet të shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme dhe frikësimit psikologjik.

“Përgjegjësia jonë është të kujtojmë dhe të tregojmë të gjitha rrëfimet e atyre të cilët nuk mund të flasin për veten e tyre”, tha profesori i filozofisë dhe studimit të holokaustit në universitetin shtetëror Southern Connecticut, David Pettigrew.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme