Ekonomia Online
FUNDIT

“Pezullimi i marrëveshjes për burgjet, ishte një keqkuptim i madh”

“Pezullimi i marrëveshjes për burgjet, ishte një keqkuptim i madh”

Në fillim të javës ishte raportuar nga mediumi danez Ekstra Bladet se marrëveshja për dhënien me qera të 300 qelive mes Kosovës dhe Danimarkës mes është pezulluar. Kjo si shkak i vështirësive financiare për realizmin e kësaj marrëveshje. Por, kjo demantohet nga Ministria daneze e Drejtësisë. Në në përgjigje me shkrim për Klankosova.tv u tha […]

Në fillim të javës ishte raportuar nga mediumi danez Ekstra Bladet se marrëveshja për dhënien me qera të 300 qelive mes Kosovës dhe Danimarkës mes është pezulluar.

Kjo si shkak i vështirësive financiare për realizmin e kësaj marrëveshje.

Por, kjo demantohet nga Ministria daneze e Drejtësisë.

Në në përgjigje me shkrim për Klankosova.tv u tha se kjo ishte veçse një keqkuptim.

“Danimarka nuk e ka ndërprerë, nuk e ka rikthyer apo pezulluar marrëveshjen e burgjeve ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Çdo raportim në media që sugjeron të kundërtën bazohet në një keqkuptim. Marrëveshja është miratuar me votat e shumicës së deputetëve në Parlamentin danez në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizmin e projektit vazhdon” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati deklaruar se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qera të burgjeve në Kosovë.

Ajo është shprehur se delegacionet Kosovë-Danimarkë janë në koordinim të plotë

Tutje, Haxhiu ka thënë se një delegacion i Danimarkës do të vijë në Kosovë në tetor për të implementuar marrëveshjen.

Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për 10 vjetët e ardhshme.

Sipas marrëveshjes Danimarka, do t’i merrte me qera 300 qeli ku do të silleshin të burgosurit e dënuar me deportim.

Kjo ishte nënshkruar vitin e kaluar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, tani ish-ministër.

Të ngjashme