Pezullohet Greva e Kontrollorëve të trafikut Ajror të Agjencisë për Shërbim të Navigacionit Ajror

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, ka bërë të ditur se ka marrë njoftimin zyrtar nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror se është pezulluar greva dhe se operimet ajrore në ANP “Adem Jashari” do të vazhdojnë sipas orarit të tyre të rregullt.

AAC mirëpret pezullimin e grevës dhe shpreson që të arrihet një konsensus sa më shpejtë për zgjidhjen e të gjitha shqetësimeve të kontrollorëve të trafikut ajror të ASHNA-së.

Luten të gjithë udhëtarët që për informacione të sakta rreth fluturimeve të tyre të  përcjellin lajmërimet e kompanive ajrore dhe të administratës së ANP “Adem Jashari”.

Të ngjashme