Philips: E çuditshme që Kosova ka ende viza

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 13:29 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti amerikan, David Philips, në një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Universum”, ka thënë se në Kosovë deri më tani politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen vetëm personalisht.

Ai ka thënë se deri sa kjo deri tash ka ndodhur kështu ka ardhur koha që politikanët kosovarë të merren më shumë me çështje sociale.

“Politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen personalisht, derisa ka ardhur koha që ata ta merren më shumë me çështje sociale. Edhe kosovarët, më shumë duhet të bëjnë për shtetin sesa Kosova për ta”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa duke folur për zhvillimin ekonomik Philips ka thënë se ky i fundit në Kosovë nuk është ashtu siç duhet të jetë.

“Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk është i mirë. Mosliberalizimi i vizave është vendim i çuditshëm. Kur Ukraina e ka fituar liberalizimin e vizave pse ju mos ta keni”, ka thënë Philips.

Analisti Philiphs, ka thënë se Brukseli duhet t’ia bërë të qartë Serbisë që kjo e fundit nuk do të integrohet në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën.

“Brukseli duhet publikisht t’i thotë Serbisë që nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk i zgjidh të gjitha çështjet me Kosovën, dhe t’i respektoj marrëveshjet e arritura”, ka pohuar Philips.

Duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues.

Sipas tij ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe se rasti më i njohur është bllokimi i anëtarësimit së Kosovës në UNESCO.

“Dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishikim i zaptimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjellë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Philips tha se Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin se shteteve pro-perëndimore të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai foli edhe për rolin e Rusisë në Ballkan, ku tha se shteti rus është në luftë të ftohtë me ShBA-të sa i përket ndikimit në Ballkan.

Sipas tij, Rusia së bashku me Serbinë janë armiq të Kosovës, të cilat po e pengojnë anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.

Image may contain: 1 person, textImage may contain: 2 people

Të ngjashme